Ulje dramatike ekonomike
BKT
Rajoni dhe Bota

Ulje dramatike ekonomike

Gjatë tremujorit të dytë ekonomia bullgare u tkurr 10% në krahasim me tre muajit e parë të vitit dhe shënoi uljen më dramatike sipas bazës vjetore prej 8.5% që nga viti 1997.

Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave janë për periudhën e masave më të rrepa kundërepidemike, të cilat kishin qëllim për ta kufizuar përhapjen e Covid-19.

PBB-ja u ul gjatë tremujorit të dytë të 2020-ës 10% në krahasim me tre muajit e parë, kur u rrit 0.3%. Ky është tremujori më i keq i Bullgarisë që nga një çerek shekulli. Për tremujorin e dytë PBB-ja është 14 mlrd euro, ose nja 2016 euro për frymë të popullsisë. 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota