11:30 / 12.09.2020
Koeman debuton sot në stolin e Barcelonës
Ronald Koeman do të debutojë sot si trajner i Barcelonës.
Trajneri holandez nis sot një aventurë të re, kur skuadra e Barcelonës luan një ndeshje miqësore.
Katalanët sot do të përballen me skuadrën e Nastic, në një ndeshje që do të luhet në stadiumin ‘Johan Cruyff’.
Koeman do të tregojë sot shenjat e para rreth asaj se çfarë fytyre do të ketë Barcelona këtë edicion nën urdhërat e tij.
Holandezi ka akoma skuadrën e pabalancuar, me Barcën që vazhdon të jetë aktive në merkato, duke planifikuar shitje dhe blerje të tjera.























