Berisha, Zeneli e Celina rikthehen në aksion
BKT
Sport

Berisha, Zeneli e Celina rikthehen në aksion

Tre mesfushorët e Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Besart Celina pas grumbullimit me Kosovën për dy ndeshjet e shtatorit me Moldavinë dhe Greqinë, sot rikthehen në aksion në klubet e tyre.

Berisha e Zeneli që paraqiten të Reims sot nga ora 14:00 do të ketë një transfertë të vështirë ku ndeshen me Angers.

Dyshja kosovare në dy takimet e para në Ligën franceze nuk startuan titullarë me shpresë se këtë herë do ta kenë besimin e plot të trajnerit.

Një tjetër futbollist i Kosovës që këtë edicion iu bashkua kampionatit francez, Bersant Celina pritet të debutime Dijonin që para tifozëve të vetë nga ora 14:00, ballafaqohet me Brest.

Celina nga Swansea iu bashkua skuadrës franceze me shpresë se do të mund t’i shpalos gjitha vlerat e veta.