2 viktima dhe 98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni
BKT
Rajoni dhe Bota

2 viktima dhe 98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

98 raste të reja, 56 të shëruar dhe 2 viktima është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut.

Shkupi edhe sot ka regjistruar më shumë të shëruar se të infektuar, ndërsa numri i lartë i personave të prekur vazhdon të mbetet në Kumanovë, Prilep dhe Tetovë.

Në qytetet e tjera ka më pak se 10 të infektuar, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin e testeve sot arrin në 8 për qind.

Rastet aktive i afrohen numrit 2.000, ndërsa nga fillimi i pandemisë deri tani në vend janë bërë mbi 160 mijë teste.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota