10:59 / 17.09.2020
Sonte në RTK, Sileksi -Drita
Sonte në orën 20:00, skuadra kampione e Kosovës, Drita, do të ballafaqohet me skuadrën e Sileksit, në kuadër të rrethit të dytë të kualifikimeve për Ligën e Evropës.
Kjo ndeshje transmetohet ekskluzivisht në RTK, me komentim nga Arben Berisha, derisa paraprakisht prej orës 18:30 vjen edhe emisioni special me moderator Artan Muhaxhirin, teksa mysafir në studio do të jetë Bekim Isufi.
Kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante, e ku skuadra gjilanase pas përforcimeve të bëra gjatë kësaj vere synon kualifikimin në rrethin e tretë, që do të ishte sukses historik për Dritën.























