Dhjetë trajnerët më të paguar në Premier League
Pep Guardiola është ende trajneri më i paguar në Ligën Premiere madje me distancë nga disa prej emrave të njohur që janë në listën prej top -10 më të paguarve.
Guardiola u bashkua me Manchester Cityn në vitin 2016 dhe sipas The Sun ai ka një pagë vjetore prej 20 milionë funte në vit (21.9 milionë euro).
Kjo do të thotë se ai paguhet 5 milionë funte më shumë se trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho, i cili ka pagë vjetore prej 15 milionë funte (16.4 milionë euro) në vit.
Jurgen Klopp, Brendan Rodgers dhe Carlo Ancelotti përbëjnë pesëshen e trajnerëve më të paguar.
Interesante është fakti si trajneri i Leeds United, Marcelo Bielsa paguhet më shumë sesa Ole Gunnar Solskjaer, Frank Lampard dhe Mikel Arteta.
Në mesin e 10-të më të paguarve është edhe trajneri i Southampton, Ralph Hassenhutl.
Mikel Arteta (Arsenal) – 5 milionë funte (5.5 milionë euro)
Frank Lampard (Chelsea) – 5.5 milionë funte (6 milionë euro)
Ralph Hassenhutl (Southampton) – 6 milionë funte (6.58 milionë euro)
Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United) – 7.5 milionë funte (8.2 milionë euro)
Marcelo Bielsa (Leeds United) – 8 milionë funte (8.77 milionë euro)
Brendan Rodgers (Leicester City) – 10 milionë funte (11 milionë euro)
Carlo Ancelotti (Everton) – 11.5 milionë funte (12.6 milionë euro)
Jurgen Klopp (Liverpool) – 15 milionë funte (16.4 milionë euro)
Jose Mourinho (Tottenham Hotspur) – 15 milionë funte (16.4 milionë euro)
Pep Guardiola (Manchester City) – 20 milionë funte (22 milionë euro)























