19:17 / 17.09.2020
Tri klube të Bundesligës pas Perisiqit
Ivan Perisiq është rikthyer tek Interi pasi Bayern Munich nuk llogariti më në shërbimet e kroatit, përkundër që ai ishte pjesë e ekipit që e arriti tripletën.
Megjithatë, interesim për të ka nga klubet e tjera gjermane.
Raportohet se për shërbimet e tij kanë shprehur interesim Leipzigu, Hertha e Leverkuseni.
Il Corriere dello Sport raporton se Interi është i gatshëm ta lë të lirë 31 vjeçarin për shumën prej 15 milionë euro, transmeton EO.
Perisiq ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2022.























