Bekim Isufi: Sileksi nuk është në nivel të Dritës

Bekim Isufi: Sileksi nuk është në nivel të Dritës

Pas pak minutash, Drita luan duelin me Sileksin në Shkup, në kuadër të rrethit të dytë të Europa League, raporton RTKLive.com.

Kampionët e Kosovës në Shkup kanë udhëtuar të motivuar që të mposhtin skuadrën maqedon për të kaluar në rundin tjetër në këtë ligë evropiane.

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Dritës, Bekim Isufi për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), mendon se skuadra gjilanase do të kalojë pengesën e quajtur Sileks, dhe sipas tij, për Dritën skuadra maqedon është kundërshtari më i lehtë i mundshëm.

“Pas pavarësimit të shtetit të Maqedonisë ka pasur ngritje të madh te Sileksit, ku ka marr pjesë në garat ndërkombëtare, ku kanë luajtur më klube të mëdha si Borussia Monchenglabach”, tha Isufi.

“Pas renjes nga liga, dhe kjo skuadër e cila ka përfituar nga rasti i Vardarit, është një ekipe që nuk është në nivel të Dritës, si nga kualiteti dhe forma, por edhe nga grupi që kanë të dy skuadrat. Ndoshta nuk ka mundur të kishte skuadër më të lehtë për Dritën”, theksoi tekniku gjilanase.

Ndeshja ndërmjet Sileksit dhe Dritës e cila luhet në Shkup, transmetohet në RTK. /RTK/