Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me erë dhe kushte për reshje shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me erë dhe kushte për reshje shiu

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, pritet të jetë me erë të përforcuar në drejtim verior, posaçërisht në pjesët perëndimor dhe veriore të vendit. Në pjesën jugore do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperatura gjatë mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 18 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore prej 26 deri 31 gradë celsius.

Në Shkup moti do të jetë i njëjtë ku temperatura maksimale do të arrijë deri 29 gradë celsius.