Fonseca: Kumbulla s’është gati për titullar, s’dua të flas më për Dzekon

Fonseca: Kumbulla s’është gati për titullar, s’dua të flas më për Dzekon

Paulo Fonseca dëshiron ta mbajë te Roma Edin Dzekon dhe përpiqet të largojë zërat që e shohin boshnjakun një hap larg Juventusi.

“Ai është me ne tani dhe nuk do të flasim më për këtë, sepse nuk ka kuptim. Dzeko do të luajë me ne, nesër, në Verona”.

Trajneri i verdhekuqve gjithashtu po pret kthimin e Smalling dhe është optimist se do ta ketë sërish mbrojtësin nën urdhrat e tij:

“Dje kam biseduar me të, ai dëshiron të kthehet. Edhe ne e duam këtu, kështu që mendoj se mund të kthehet në ditët e ardhshme”.

Për blerjen me të fundit të Romës, Marash Kumbullën, Fonseca e bëri të qartë se nuk është ende gati për të zbritur në fushë nga minuta e parë.

“Kumbulla dje ka mbërritur, do të jetë me ne, por unë mendoj se ai nuk është gati për të luajtur titullar. Më parë duhet të kuptojë se si luajmë, nuk patëm kohë për ta parë në stërvitje, kemi një mënyrë loje të ndryshme nga Verona. Jam i kënaqur, më duket një djalë inteligjent. Nëse nuk do të kem mbrojtës të tjerë në dispozicion, mund të luajë Kumbulla.”/SS