16:57 / 18.09.2020
Kështu mbyllet pjesa e parë mes Trepçës’89 dhe Arbërisë
Arbëria e nis furishëm debutimin në elitën e futbollit të Kosovës.
Skuadra e Arbnor Morinës e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi prej 0-1, në udhëtim tek Trepça ’89.
Sfida mes Trepçës ’89 dhe Arbërisë, ka hapur sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Kreshnik Bahiri ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën mysafire në minutën e 16-të.























