Pochettino ‘kërcënon’ Zidanen, ëndërron Real Madridin

Pochettino ‘kërcënon’ Zidanen, ëndërron Real Madridin

Të ulet në stolin e Argjentinës dhe Madridit, është ëndrra e Pochettinos.

Mauricio Pochettino ëndërron që një ditë, të ulet në stolin e Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Ai është i papunë që kur u shkarkua nga Tottenham.

“Do të ishte një ëndërr të stërvis Real Madridin një ditë, e njëjta ambicie është edhe për Argjentinën”, u shpreh Pochettino për COPE.

“Real Madridi është ekipi më i mirë në botë dhe histori të shkëlqyer”.