Lyoni do Paqueta-n, i ofron Milanit Memphis Depay-n

Lyoni do Paqueta-n, i ofron Milanit Memphis Depay-n

Lyoni është gjithnjë e më i bindur dëshiron të afrojë nga Milani, brazilianin Lucas Paqueta i cili pëlqehet shumë nga trajneri Rudi Garcia.

Për të zhbllokuar tratativat me Milanin drejtuesit e Lyon janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshje edhe kartonin e sulmuesit Memphis Depay i cili kërkohet nga Barcelona, transmeton SS.

Holandezi pëlqehet shumë nga drejtuesit kuqezinj të cilët mund të japin ok-in për një shkëmbim të tillë, por mbetet për t’u parë se si do të arrihet marrëveshja pasi Lyon e vlerëson Depay më shumë sesa Milani Paquetan edhe pse duhet theksuar që holandezi ka edhe një vit kontratë me klubin francez dhe nuk ka ndërmend të rinovojë.