Milani do Torreiran, nis bisedimet me Arsenalin!

Milani do Torreiran, nis bisedimet me Arsenalin!

Milani nuk ndalet në merkato. Kuqezinjtë kanë rikthyer interesimin për Lucas Torreira, të cilin e kanë kërkuar edhe një vit më parë, por hasën në kunddërshtimin e drejtuesve të Arsenalit.

Gjithsesi, tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe futbollisti, i cili është nxjerrë në merkato nga klubi, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Arteta për të ardhmen, shikohet si një mundësi e mirë nga kuqezinjtë për përforcimin e mesfushës.

24-vjeçari i cili vlerësohet 22 milionë paund nga “Topçinjtë” ndiqet me interes edhe nga Torino e Fiorentina.