Shtanget Besiktas, 12 persona me koroanvirus
BKT
Sport

Shtanget Besiktas, 12 persona me koroanvirus

Besiktasi është goditur nga koronavirusi. Klubi turk konfirmoi në një njoftim të fundit se 12 pjesëtare të tij: 7 lojtarë dhe 5 punonjës të akademisë janë infektuar me COVID-19.

Lajmi vjen në momentin kur bardhezinjtë turq kanë mësuar kundërshtarin e ardhshëm në Ligën e Europës.

Nëse arrijnë të eliminojnë portugezët e Rio Aves, në fazën play-off të kompeticionit Besiktasi do të përballet me Milanin, gjithmonë nëse kuqezinjtë bëjnë detyrën me norvegjezët e Bodo Glimt.