Debutim i shkëlqyeshëm i Arbërisë, shtang Trepçën ‘89

Debutim i shkëlqyeshëm i Arbërisë, shtang Trepçën ‘89

Arbëria ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Superligën e Kosovës në futboll, raporton RTKLive.com.

Skuadra e Arbnor Morinës ka mposhtur në udhëtim Trepcën ’89, me rezultat 0-2, sot në ‘Riza Lushta’, në ndeshjen hapëse të këtij sezoni.

Kreshnik Bahiri ka shënuar golin e avantazhit për skuadrën mysafire në minutën e 16-të, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në zhveshtore.

Në pjesën e dytë të lojës, “minatorët” më të gjitha forcat e kërkuan golin e barazimit, por pa mundur të paktën njëherë ta çojnë topin në rrjetë.

Ndërkohë Agon Llugiqi në minutën e 76-të i dha goditjen e fundit mitrovicasve duke dyfishuar epërsinë e Arbërisë prej 2-0.

Përfundimisht Arbëria debuton më fitore në Superligë, duke arkëtuar pikët maksimal në udhëtim nga Mitrovica. /RTKLive/