Moti sot në Maqedoninë e Veriut, i ndryshueshëm me vranësira

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, i ndryshueshëm me vranësira

Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha diellore më shpesh në pjesët veriore dhe pasdite. Paradite veçanërisht në pjesët jugore do të ketë kushte për shi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 10 deri në 19, ndërsa ajo e ditës prej 23 deri në 31 gradë.

Në Shkup, mot i ndryshueshëm me erë të lehtë deri mesatare verilindore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë.