7 gola dhe 2 kartonë të kuq, Evertoni mposht West Bromwich

7 gola dhe 2 kartonë të kuq, Evertoni mposht West Bromwich

Evertoni ka fituar mes spektaklit ndaj West Bromwich Albion. Në këtë ndeshje u shënuan 7 gola dhe u dhanë 2 kartonë të kuq.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e vendasve të Evertonit, 2-1 pasi Kalvert Lein dhe Rodrigez përmbysën golin e miqve në minutën e 10-të. Në fundin e pjesës së parë West Bromwich u ndëshkua me dy kartonë të kuq.

Gibs që ishte në fushë për protesta, ndërsa Bilik në stolin e rezervave. Më fillimin e fraksionit të dytë të lojës edhe pse me një lojtar më pak në fushën e lojës, miqtë gjetën golin e barazimit me Pereirën.

Por më pas një gol i Kin dhe dy gola të tjerë të Kalvert Lein që kompletoi një hat-trick vulosën fitoren 5-2 të Evertonit.

Kjo është fitorja e dytë në po kaq ndeshje për Ancelottin, pasi javën e parë Evertoni mundi 1-0 Totenhemin. Në këtë ndeshje gjeti golin e parë edhe James Rodrigez i ardhur nga Real Madridi, me kolumbianin që dha edhe një asist.