Mësimi “online” në Maqedoni, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje
BKT
Rajoni dhe Bota

Mësimi “online” në Maqedoni, nxënësit dhe arsimtarët pa pajisje

Platforma Kombëtare për mësim nga distanca ka nxjerr probleme për drejtoritë e shkollave fillore dhe të mesme. Kur kanë mbetur më pak se dy javë nga fillimi i vitit të ri shkollorë, sigurimi i pajisjeve kompjuterike për arsimtarët që do të zbatojnë mësimdhënien “on-line” është i pasigurt.

Edhe mungesa e laptopëve apo tabletëve të nxënësve është problemi tjetër që do të pengojë mësimin në distancë. Vetëm në Shkollën Fillore “Liria” në Shkup, afër 1/4 e nxënësve nga klasa e 4 deri në të 9, nuk kanë mundësi për qasje në internet apo nuk kanë pajisje adekuate, thotë drejtoresha Teuta Idrizi./Alsat


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota