Bastisje në Kërçovë, arrestohen dilerët e drogës

Bastisje në Kërçovë, arrestohen dilerët e drogës

​​​​​​​MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në një aksion për kapjen e dilerëve të drogës në rajonin e Kërçovës janë arrestuar dy persona.

“Në qendrën e Kërçovës është ndaluar makina e tipit “Audi”, e drejtuar nga S.A., në makinë ka qenë edhe vëllai i tij A.A., gjatë kontrollit të makinës janë gjetur paketime me marihuanë, para dhe një thikë”, njoftojnë nga MPB.

Pas arrestimit të personave në fjalë, MPB me urdhër të Prokurorisë ka bastisur shtëpinë e personave në fjalë ku ka gjetur supstanca tjera narkotike.

“Është kryer bastisje në shtëpinë e tyre ku është gjetur kokainë, heroinë, marihuanë, peshore dhe shuma të mëdha të parave”, theksojnë nga MPB.

MPB njofton se do të parashtrohet padi penale kundër dy vëllezërve nga Kërçova./Alsat