​Maqedoni Veriore: Regjistrohen 178 raste të reja me koronavirus

​Maqedoni Veriore: Regjistrohen 178 raste të reja me koronavirus

178 raste të reja me virusin korona kanë rezultuar nga 1368 teste të bëra në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore.

Ndërkohë kanë vdekur 4 persona, dy pacientë nga Shkupi të moshës 59 dhe 61 vjeçare, një nga Kumanova i moshës 69- vjeçare dhe një nga Shtipi i moshës 70-vjeçare.

Për këtë periudhë 24-orëshe 71 pacientë janë shëruar. Aktualisht, janë 2179 raste aktive me COVID-19./AlsatM