13:07 / 21.09.2020
Kombëtarja e Italisë kthehet në Bergamo pas 14 viteve – pret Holandën
Bergamo do të jetë qyteti që bën nikoqirin për ndeshjen e radhës së Italisë.
Kombëtarja e Italisë do të luajë ndeshjen e ardhshme kundër kombëtares së Holandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Për këtë ndeshje, ‘Azzurri’ kanë vendosur që të zbresin në qytetin e Bergamos, qytet që u ‘shkatërrua’ nga pandemia Covid-19, transmeton lajmi.net.
Italia pret Holandën, në ndeshjen që do të luhet në ‘Stadi Atleti Azzurri d’Italia’.
Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen e tretë të pauzës së ardhshme për kombëtaret është konfirmuar.























