Pirlo: Unë kam idetë e mia, nuk kopjojë nga trajnerë të tjerë

Pirlo: Unë kam idetë e mia, nuk kopjojë nga trajnerë të tjerë

Aventura e Andrea Pirlos si trajner i Juventusit në kampionat ka nisur me një fitore.

Kampionët e Italisë fituan ndaj Sampdorias me rezultat 3-0 në “Alianz Stadium”, duke iu falënderuar golave të realizuar nga Kulusuevski, Bonucci dhe Ronaldo. 

“Është e rëndësishme që të kesh dialog me lojtarë dhe të krijosh një marëdhënje të qartë për ti kuptuar nevojat.”, tha trajneri i Juventusit për “Sky Sport”

“Unë nuk dua të kopjojë nga trajnerë të tjerë sepse kam idetë e mia. Kërkojë të inspirohem nga skuadrat të cilat më bëjnë përshtypje me stilin dhe dinamikën e lojës.”

Menaxhimi i Ronaldos?

“Ronaldo është një djalosh shumë inteligjent i cili e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Ai merr vendimet e duhura në kohën e duhur, si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Ai është një armë shumë e fortë për skuadrën tonë”, tha në fund Pirlo.