Arsenali me ofertë të re për Aouar

Arsenali me ofertë të re për Aouar

“Topçinjtë” pritet të bëjnë një ofertë të re për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar.

Pasi refuzimit të ofertës së parë, Arsenal synon një ofertë më të mirë me të cilën do ta sjellë futbollistin në Emirates.

“Le10 Sport” raporton se “Gooners” do të bëjnë ofertë rreth 54 milionë eurosh për Aouar dhe besojnë që do të jetë e mjaftueshme të nënshkruajnë me francezin.

Gazetari italian Nicolo Shira raporton se Arsenal dhe Aouar kanë marrëveshje personale dhe që ka mbetur vetëm akordimi mes dy klubeve.