Trajneri i Dritës: Besojmë te forcat tona, nuk i trembemi Legias

Trajneri i Dritës: Besojmë te forcat tona, nuk i trembemi Legias

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu është shfaqur optimist në konferencën për shtyp përpara sfidës së turit të 3-të kualifikues ndaj Legias së Varshavës.

Edhe pse kundërshtari është i një niveli shumë të lartë trajneri i kampionëve të Kosovës nuk i trembet skuadrës polake.

“Ne shpejt e harruam përjashtimin nga kualifikimet për në Ligën e Kampionëve. Ne tashmë kemi luajtur një ndeshje me Sileksin, në të cilën u treguam shumë mirë, kështu që përjashtimi nuk pati ndikim negativ tek ne”, ka thënë fillimisht Nuhiu.

“Ne jemi të vetëdijshëm se me kë po luajmë, por nuk do të trembemi. Ne do të luajmë ndeshjen tonë dhe do të shohim sa a do të jetë e mjaftueshme”.

Pyetjes së një gazetari polak se cilët lojtarë të Legias do të dëshironte të kishte në skuadrën e tij ai iu përgjigj.

“Nëse mund të marr një lojtar nga Legia, do të ishte Luquinhas, gjithashtu keni një lojtarë shumë të talentuar si Karboënik. I gjithë ekipi është me cilësi të lartë, por unë do t’i vlerësoja këto dy si më të spikaturit”, ka deklaruar Nuhiu, transmeton SS.

Sfida mes Legias dhe Dritës do të luhet këtë të enjte në orën 20:30.