Lajm i mirë për Challandes, UEFA lejon pesë zëvendësime në ndeshje
BKT
Sport

Lajm i mirë për Challandes, UEFA lejon pesë zëvendësime në ndeshje

Lajm i mirë për Bernard Challandes, UEFA lejon pesë zëvendësime në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-së ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme.

KE i UEFA-së ka vendosur që të vazhdojë me lejimin e pesë zëvendësimeve në ndeshjet e Ligës së Kombeve, aty ku Kosova do të luajë në muajin tetor në ‘play-off’ kundër Maqedonisë së Veriut, e më pas në kuadër të Ligës C kundër Greqisë e Sllovenisë.

Duke marrë parasysh formën jo të mirë fizike të lojtarëve tanë, ky rregull do të jetë ndihmë e madhe për selektorin Bernard Challandes.

Ndërkohë, veç Ligës së Kombeve, pesë zëvendësimet do të lejohem edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës për edicionin 2020/21, si dhe në të gjitha ndeshjet e tjera nën ombrellën e UEFA-s, duke përfshirë edhe konkurrencën e femrave.