Oferta e Tottenhamit nuk bind Interin
E ardhmja e Milan Skriniar duket gjithnjë e më larg Interit.
Drejtuesit e klubit zikaltër duket se janë gati të heqin dorë nga qëndër mbrojtësi, teksa me të ardhurat që do të sigurojnë nga shitja e tij, do të tentohet transferimi i Ngolo Kante. Mesfushori është një dëshirë e madhe e trajnerit Antonio Conte.
Skriniar nuk duket i pashitshëm, madje nëse Interit i paraqitet një ofertë e kënaqshme ata nuk do të bëjnë rezistencë. Zikaltërit kërkojne 55-60 milionë euro për ta lënë të lirë mbrojtësin, ndërkohë që Inter shpenzoi rreth 30 milionë në 2017-ën kur e bleu atë nga Sampdoria.
Klubet që kanë shfaqur interes janë të shumtë. Një prej tyre është Tottenhami i Mourinhos, të cilët duket se janë të gatshëm të paguajnë shumën që kërkon Interi.
Të tjerë klube që e duan janë PSG dhe Reali i Madridit. Për shkak edhe të krizës së shkaktuar nga Covid-19 duket e vështirë që të interesuarit të bëjnë oferta stratosferike ndërkohë që dëshira e lojtarit do të përcaktojë edhe të ardhmen.
Sidoqoftë, drejtuesit zikaltër nuk janë gati të bisedojnë me çdo të interesuar nëse nuk paraqesin ofertën e kërkuar prej tyre. Nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë Skriniar do të qëndrojë në Milano.























