PSG godet Realin, i ofron mega-kontratë te re Mbappe-s
BKT
Sport

PSG godet Realin, i ofron mega-kontratë te re Mbappe-s

Megjithëse Kylian Mbappe ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2022, ka shumë spekulime rreth mundësisë së transferimit të tij te Real Madrid.

Mbappe aktualisht është duke refuzuar kontratën me PSG-në, pa treguar më shumë se çfarë do t’i sjellë e ardhmja.

Tani, mediet në Francë raportojnë se PSG është duke përgatitur një kontratë të re për Mbappe-n, me kushte që vështirë do të refuzohej.

Thuhet se PSG dëshiron t’i ofrojë Mbappe-s kontratë pesë vjeçare, në vlerë prej 185 milionë euro.

Gjithashtu bëhet e ditur se në marrëveshje do të ketë një klauzolë ‘anti – Madrid’. Kjo klauzolë do të nënkuptonte që Mbappe nuk do të ishte në gjendje të lëvizte drejt Real Madridit deri është nën kontratë me PSG-në.