Truku i Shkëndijës për të evituar goleadën, zbulohet nga Mourinho!
Shkëndija bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj Tottenham Hotspur në turin e tretë kualifikues të Europa League, pavarsisht se u mposht me rezultatin 1-3 në Shkup nga skuadra e Jose Mourinhos.
Gjithsesi frika për një disfatë të thellë dhe turpëruese ekzistonte te skuadra shqiptare që luan në Maqedoninë e Veriut. Për këtë arsye klubi i Shkëndijës ka tentuar të bëjë një truk për të evituar një humbje të thellë, marifet që është zbuluar nga Jose Mourinho të paktën duke iu referuar mediave angleze.
“Para ndeshjes ishte një situatë qesharake, pasi portieri im më tha se porta ishte më e vogël. Shkova ta shikoja vetë dhe ishte realisht e vogël. Thirrëm delegatin e UEFA dhe ishte 5 centimetra më e ulët. Kërkuam që portat të kishin përmasat e duhura”, ka deklaruar “Special One”.























