18:10 / 25.09.2020
Klubi i madh italian arrin marrëveshje me Balotellin
Sulmuesi italian Mario Balotelli duket pranë një kalimi tek Genoa.
Sipas raportimeve sulmuesi do nënshkruajë një kontratë një vjeçare me opsion edhe për një vit tjetër në Marasi.
Genoa ka qenë e lidhur me një transferim të mundshëm të italianit, pasi Balotelli do të largohet nga Bresha pas rënies në Serinë B.
Sipas raportimeve, vetëm formalitetet po ndajnë klubin elitar të Italisë nga sulmuesi që dikur mbrojti ngjyrat edhe të Interit, Milanit dhe Manchester Cityt.























