17:01 / 28.09.2020
Leonardo gati t’i “dhurojë” Thuchelit mbrojtësin gjerman
Blerjet për Paris Saint Germain nuk kanë përfunduar, pasi trajneri Tuchel kërkon një përforcim në mbrojtje.
Mësohet se Leonardo do t’i japë trajnerit lojtarin e dëshiruar dhe emri më konkret është ai i gjermanit Rudiger. Mbrojtësi nuk konsiderohet më nga Lampard titullar dhe mund të largohet për ofertën e duhur, por parizienët duan ta afrojnë në huazim me të drejtë blerjeje.
Palët kanë nisur bisedimet dhe për Rudiger kalimi në Paris do të ishte opsioni më i mire, pasi do të luante titullar dhe gjithashtu do të ketë shansin të jetë në Champions League.























