17:10 / 29.09.2020
Arbëria merr një pikë edhe në duel me Feronikelin
Skuadra e promovuar në elitë në këtë edicion, Arbëria nga Dobraja, vazhdon të befasojë për të mirë në këtë fillim të kampionatit.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Morina në ndeshjen hapëse të javës së 4-t në Superligë ka arritur ta mbajë portën të paprekur në duel me Feronikelin (0:0), duke arkëtuar pikën e 8 në këtë edicion, e cila edhe më tutje ia mundëson të qëndrojë në pozitën e parë, së paku deri në zhvillimin e ndeshjeve tjera të kësaj jave. Dy rastet më të mira në ndeshjen e zhvilluar në “Agron Rama” në Obiliq i patën Greca dhe Hoxha të Feronikelit, por që nuk arritën të gjejnë rrugën e golit.























