17:55 / 30.09.2020
Kjo është deklarata e Munishit pas fitores ndaj Llapit
Ballkani ka arritur edhe fitoren e radhës në Superligë ndaj Llapit me rezultat 1:3, shkruan VAR Kosova.
Trajneri i therandasve, Ismet Munishi e pranoi faktin se ai do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, pasi Llapi ka një skuadër të mir.
“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë. Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit” tha mes tjerash Munishi për “Art Sport”.
Tashmë Ballkani i Ismet Munishit kryeson kampionatin me dhjetë pikë.























