19:01 / 30.09.2020
Zyrtare: Paqueta transferohet te Lyoni
Lucas Paqueta është lojtar i Lyon.
Milan dhe Lyon kanë arritur marrëveshje për transferimin e brazilianit në Francë.
Është Lyon që përmes faqes zyrtare të klubit ka konfirmuar blerjen e 23 vjeçarit.
“Mirë se vjen Lucas Paqueta”, shkruhet në faqen e Lyon. Paqueta te Milan është transferuar në vitin 2019, dhe në 37 paraqitje ka shënuar një gol.























