19:13 / 30.09.2020
Gjimshiti në ‘radarin’ e Milanit
Skuadra e Milanit sivjet duket se do të bëjë bukur shumë ndryshime.
Pasi largoi Paqueta në drejtim të Lyon në kampionatin francez, kuqezinjtë kanë nisur të mendojnë për transferime.
Mbrojtësi kuqezi Berat Gjimshiti shihet një zgjedhje për mbrojtjen e Milanit. Siç raporton TMË, në orët e mbrëmjes mbrojtësit në pronësi të Atalanta shihet si një dëshirë për Milanin dhe mbetet të shihet nëse do të realizohet kjo dëshirë.
Milani po e synon mbrojtësin shqiptar. Sido që të jetë, Gjimshiti, është thirrur nga Gasperini për ndeshjen e nesërme në Olimpico kundër Lazios.























