Bayern Munich-Borussia Dortmund, formacionet zyrtare
Duke filluar nga ora 20:30, luhet finalja e Superkupës së Gjermanisë mes Bayern Munich dhe Borussia Dortmundit.
Një ndeshje kjo që premton spektakël, me të dyja ekipet që do të kërkojnë fitimin e trofeut.
Kjo do të jetë hera e tetë që këto dy skuadra përballen me njëra-tjetrën në finalen e Superkupës. Bavarezët duhet të rregullojnë bilancin me verdhezinjtë, pasi kanë vetëm 2 fitore 1 barazim dhe 4 humbje. Ndërkohë, golavarazhi është 11 gola të shënuar dhe 15 të pësuar.
Në 2018-ën kampionët e Gjermanisë fituan Superkupën për herë të shtatë. Në 2019-ën ishte Borussia që mundi 2-0 bavarezët në finale. Është hera e nëntë që Bayerni merr pjesë në një finale të Supekupës.
Hera e fundit që ata nuk ishin pjesë daton në vitin 2011. Atëherë në finale u ndeshën Borussia e Dortmundit dhe Schalke. Në total janë 14 finale të luajtura për bavarezët.
Borussia vjen pas tyre me 11 pjesëmarrje. Kampionët në fuqi e kanë fituar 12 herë trofeun ndërsa Borussia 8 herë.
























