Joshua Kimmich, mbrojtësi më i mirë për sezonin 2019/20
BKT
Sport

Joshua Kimmich, mbrojtësi më i mirë për sezonin 2019/20

UEFA e ka cilësuar Joshua Kimmich si mbrojtësin më të mirë për sezonin 2019/20.

Kimmich fitoi Ligën e Kampionëve me Bayern Munich, derisa ishte lojtari kyç i formacionit të Hansi Flick.

Pas çmimit të fituar, gjermani u shpreh tejet i lumtur me këtë arritje. 25-vjeçari mposhti konkurrencën e dy bashkëlojtarëve të tij, Alphonso Davies dhe David Alaba.

Për Kimmich ky ishte çmimi i parë individual në këtë nivel në karrierën e tij.