Eris Abedini në La Liga, arrin marëveshje me Granadan?
BKT
Sport

Eris Abedini në La Liga, arrin marëveshje me Granadan?

Eris Abedini pritet t’i bashkohet skuadrës së Granadas.

Lojtari i kombëtares së Kosovës U21, Eris Abedini, është afër një lëvizjeje fantastike në karrierën e tij.

Sipas raportimeve të Nicolo Schira, Abedini ka marrëveshje me Granadan, transmeton lajmi.net.

Kosovari pritet të nënshkruajë marrëveshje tri vjeçare me spanjollët. Aktualisht ai luan me skuadrën e Lugano.

Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do të zyrtarizohet në ditët e fundit të merkatos.