Kolasinac do të largohet nga Arsenali
BKT
Sport

Kolasinac do të largohet nga Arsenali

Sead Kolasinac do të largohet nga Arsenali deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Mbrojtësi boshnjak nuk ka arritur të integrohet në skemat e trajnerit Arteta, ndaj dhe zgjidhja më e mirë do të jetë shitja ose huazimi në mënyrë që të luajë rregullisht. Për 27-vjeçarin projektohet një rikthim në Bundesligë, ku Bayer Leverkuseni mund ta blejë, pasi ka buxhet të mjaftueshëm, ndërsa Wolfsburgu dhe Eintracht Frankfurti e duan në formë huazimi për një sezon.