Ky gjyqtar gjykon ndeshjen Maqedoni Veriore – Kosovë
BKT
Sport

Ky gjyqtar gjykon ndeshjen Maqedoni Veriore – Kosovë

Ndeshja tejet e rëndësishme po afron për kombëtaren e Kosovës.

Dardanët do të luajnë më 8 tetor në udhëtim kundër Maqedonisë Veriore.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, nga ku  synohet kualifikimi për Euro 2020.

Ndeshja do të ketë edhe asistencën e VAR, për gjyqtarin holandez, Danny Makkelie, përcjell lajmi.net.

Asistentët e tij do të jenë gjithashtu nga Holanda. Makkelie ka një përvojë të madhe, pasi ndau drejtësinë në finalen e Ligës së Evropës, në ndeshjen Sevilla – Inter.

Ai referoi edhe në Kupën e Botës në Rusi, kurse Maqedonia luante nën drejtësinë e tij në vitin 2019, në Shkup, kundër Sllovenisë.