Fidan Aliti flet për herë të parë si lojtar i Zurich
BKT
Sport

Fidan Aliti flet për herë të parë si lojtar i Zurich

Qendërmbrojtësi i kombëtares së Kosovës ka ndërruar skuadër.

Pak minuta më parë, Aliti u zyrtarizua te skuadra e Zurich, në formë huazimi.

Pasi u bë e ditur nga faqja zyrtare e dy klubeve për këtë transferim, Fidan Aliti ka shkruar disa fjalë në rrejtin social ‘Facebook’.

“U ktheva”, thuhet fillimisht.

“Krenar të jem pjesë e FC Zurich”, ishin fjalët e Alitit.

Fidan Aliti është ftuar te kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e tetorit.