19:50 / 02.10.2020
Vedat Muriqi fillon stërvitjet me Lazion
Sulmuesi Kosovar, Vedat Muriqi ka filluar sot me stërvitjet individuale në skuadrën e Lazios.
Muriqi kishte disa probleme me lëndim e pastaj edhe me COVID-19 por duket se tashmë gjithçka është stabilizuar dhe futbollisti ishte gati për t’iu rikthyer stërvitjeve.
Trajneri Simeone Inzaghi nuk ka pasur akoma mundësinë të punoj me të në stërvitje ekipore pasi për Vedatin sot ishte programuar vetëm një stërvitje individuale sa për të rikthyer formën, raporton Olle.
Vedat Muriqi sot gjithashtu ka marrë ftesë për tu grumbulluar me Kosovën për ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Maqedonisë Veriore, Sllovenisë dhe Greqisë.























