Trajneri i Brighton: Zeqiri një talent i lindur, na rrit cilësinë në sulm!
BKT
Sport

Trajneri i Brighton: Zeqiri një talent i lindur, na rrit cilësinë në sulm!

Talenti shqiptar Andi Zeqiri i cili u transferua zyrtarisht nga Lausanne te Brighton në Premier Leaguen angleze për shumën e 4 milionë eurove, duke bërë hapin e madh në karrierë konsiderohet një lojtar shumë i rëndësishëm dhe me shumë vlera nga trajneri i skuadrës angleze Graham Potter i cili ka thënë fjalë të shkëlqyera për Zeqirin ku është pyetur nga gazetarët.

“Andi është një lojtar të cilin e kemi në vëzhgim tani e disa kohë, i dimë kualitetet e tij dhe e dimë se çfarë do sjellë ai tek skuadra. Jemi të lumtur ta mirëpresim atë në klubin tonë, do jetë një cilësi e shtuar në sulm”, u shpreh trajneri Potter.

Përsa i përket përfaqësueseve Zeqiri i cili ka luajtur me të gjitha skuadrat e moshave të Zvicrës duke shënuar dhe një numër të lartë golash ka deklaruar se do të përfaqësojë Kosovën.