Përplasen Mourinho dhe Southgate, ja arsyeja
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho dhe tekniku i Anglisë, Gareth Southgate, kanë patur një ngacmim të vogël në lidhje me sulmuesin Harry Kane.
Numri një i “Tre Luanëve” mendon se tekniku i “Spursave” duhet të ketë kujdes për sulmuesin dhe ta ketë gati në formë për Euro2021, ndërsa tekniku i londinezëve mendon se nuk duhet të aktivizohet në 3 ndeshjet e kombëtares.
“E gjitha çfarë Jose duhet të bëjë është që të kujdeset në prill dhe maj për Harry Kane, sepse janë 55 milionë persona që kanë sytë drejt Euro2021. Ne nuk do ta startojmë në 3 ndeshje Kane, pasi sezoni është i gjatë.
“Më vjen keq që nuk jam shok me Mourinhon, siç është Steve (Steve Holland, ish-zëvendës i Mourinhos te Chelsea, tani numri 2 i Anglisë). Sigurisht, ai e ndihmoi të fitojë titullin dhe nuk mund të ndryshohet. Jose nuk ka pse të më telefonojë. Ai e di se ne kujdesemi për lojtarë”, tha ai.























