21:44 / 02.10.2020
Rugani pranë huazimit te skuadra francez
Mbrojtësi italian i Juventusit, Daniele Rugani duket së është farë pranë transferimit në futbollin francez.
Sipas medieve italiane, Rugani është afër huazimit tek skuadra franceze, Rennes, transmeton RTKLive.com.
Rugani ka kohë që është duke kërkuar sfidë të re, dhe duket së e ardhmja e italianit do të jetë në Ligue1.
Huazimi i Ruganit tek Rennes, raportohet së do kushtoj jo më shumë së 2 milionë euro, derisa skuadra franceze do të paguajë rrogën e lojtarit.
Zyrtarizimi i huazimi të mbrojtësit italian te Rennes, pritet të ndodh shumë shpejtë. /RTKLive/























