Genoa goditet nga Covid-19, edhe tri raste pozitive
BKT
Sport

Genoa goditet nga Covid-19, edhe tri raste pozitive

Situata po bëhet dramatike te skuadra e Genoa-s. Tre futbollistë të tjerë kanë dalë pozitivë ditën e sotme.

“Sportmediaset” raporton se Davide Biraschi, Domenico Criscito dhe Darian Males janë të infektuar me koronavirus.

Kështu numri i të infektuarve te Genoa shkon në 22, duke u rritur ditë pas dite. Pas ndeshjes me Napolin ishin vetëm 14 pozitivë.

Për këtë arsye u shty edhe ndeshja e programuar për ditën e sotme kundër Torino. Një ditë më parë edhe te Napoli dolën dy të infektuar, teksa frika është e madhe për sfidën ndaj Juventusit.