Gjilani ia shkakton humbjen e parë Arbërisë
BKT
Sport

Gjilani ia shkakton humbjen e parë Arbërisë

Skuadra nënkampione në fuqi, Gjilani nuk ka lejuar befasi në kuadër të javës së 5-të në Superligë, duke e mposhtur skuadrën e promovuar në elitë, Arbërinë, me rezultat 3:1.

Kësisoj, skuadra e Gentjan Mezanit ia shkaktoi humbjen e parë në këtë edicion skuadrës simpatike të drejtuar nga Arbnor Morina. Skuadra nga Dobraja kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin e Dior Zabërgjës, por pushimin e qetë gjilanasve ia siguroi Gramoz Kurtaj, kur në minutën e 43-të i barazoi shifrat në 1:1. Në pjesën e dytë Gjilani u tregua edhe më këmbëngulës dhe fillimisht në minutën e 60-të Edison Kqiku shënoi për epërsinë 2:1, derisa në minutën e 81-të Darko Nikaç realizoi për rezultatin përfundimtar 3:1.