12:03 / 07.10.2020
Dardanët nisën për realizimin e ëndrrës
Kosova sot ka marrë rrugë drejt Shkupit aty ku nesër nga ora 20:45 e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së kombeve ku ndeshet me Maqedoninë e Veriut.
Ndeshja ka zgjuar vëmendje të madhe pasi rëndësia e saj është e jashtëzakonshme. Për Kosovën ky takim do të jetë shumë i vështirë për shkak të mungesave të mëdha në formacione.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ekipi tashmë ka marrë rrugë drejtë Shkupit, rrugë këtë të cilin e cilëson si realizim i ëndrrës.
“Dardanët nisën për realizimin e ëndrrës.
Drejt Shkupit me besim e dëshirë të madhe për fitore!”, ka shkruar FFK























