Duka për Hysajn, te Napoli luan mirë, te Shqipëria jo
BKT
Sport

Duka për Hysajn, te Napoli luan mirë, te Shqipëria jo

Kryetari i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka ka folur për ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit ku e cilëson fajtor presidentin e klubit të Napolit, Aurelio De Laurentis që ndeshja nuk është zhvilluar.

Duka po ashtu ka “thumbuar” mbrojtësin e krahut të djathtë të Napolit dhe Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

“Juventus-Napoli, faji është i presidentit të klubit, De Laurentis. Nëse ke 13 lojtar të lirë pa virus atëherë ndeshja mund të luhet. Nëse ke më pak se 13 lojtarë të lirë atëherë ndeshja duhet të shtyhet deri me një date tjetër. Nëse as për herën e dytë s’mund të luhet ndeshja atëherë UEFA duhet të merr vendim.”

“Hysaj? Ndeshjet e para të tij këtë sezon me Napolin ishin të shkëlqyera, por më vjen shumë keq që nuk mund ta them të njejtën gjë për ndeshjet me Kombëtaren e Shqipërisë. Ne presim shumë prej tij”, tha Duka për “Radio KissKiss”.