Covid-19 prek edhe Interin, dy lojtarë zikaltër pozitiv
BKT
Sport

Covid-19 prek edhe Interin, dy lojtarë zikaltër pozitiv

Covid-19 ka prekur edhe Interin. Klubi në faqen zyrtare ka bërë me dije se Alessandro Bastoni ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera me Kombëtaren U-21 të Italisë.

Mbrojtësi ishte grumbulluar nga përfaqësuesja italiane, por pas tamponëve është izoluar menjëherë.

Gjithashtu zbulohet se edhe mbrojtësi tjetër Milan Skriniar ka rezultuar pozitiv pas testeve të kryera me Kombëtaren sllovake.

Pas Genoas, Napolit e Atalantës tashmë edhe Interi preket nga Covid-19.